Minibus me shofer për konferenca dhe evente korporative

Organizoni konferencën tuaj pa stres. Pjesëmarrësit i presim në aeroport, i çojmë nga hoteli në sallë dhe pas darkës i kthejmë në hotel, me automjete Mercedes-Benz dhe shoferë profesionistë.

Shërbimet

Minibus me qira me shofer për konferenca, seminare dhe evente

Qoftë konferencë me qindra pjesëmarrës apo seminar me 15 veta, transporti planifikohet sipas programit tuaj.

Transfertë grupi nga aeroporti

Shoferi pret pjesëmarrësit te dalja me tabelë me emrin e grupit dhe i çon drejt e në hotel, edhe kur fluturimet mbërrijnë në orë të ndryshme.

Transport për konferenca dhe seminare

Transport i organizuar hotel–sallë–hotel sipas agjendës suaj, me orare të qarta për çdo ditë të konferencës.

Minibus me shofer për evente

Darka gala, pritje dhe evente mbrëmjeje. Çojmë dhe marrim mysafirët në kohë, që askush të mos mbetet pa transport.

Ekskursione për pjesëmarrësit

Kruja, Berati, Durrësi ose Dajti, me minibusë të kondicionuar dhe pa u shqetësuar për drejtimin apo parkimin.

Ture në Shqipëri dhe në rajon

Ture të personalizuara për grupe, për vizita kulturore, historike apo në natyrë pas programit zyrtar.

Delegacione dhe mysafirë VIP

Mercedes E-Class dhe Sprinter VIP për delegacione, partnerë dhe folës kryesorë, ku përshtypja e parë ka rëndësi.

Transport për konferenca në gjithë Shqipërinë

Një konferencë e mirë fillon që në aeroport. Kur pjesëmarrësit mbërrijnë nga vende të ndryshme dhe në orë të ndryshme, transferta nga aeroporti duhet të jetë e qartë dhe pa pritje. Shoferët tanë i presin te dalja me tabelë me emrin e grupit dhe i çojnë drejt e në hotel.

Gjatë ditëve të eventit, minibusët qarkullojnë sipas agjendës suaj: nga hoteli në sallën e konferencës, drejt darkës gala dhe kthim në hotel. Për seminare të vogla mjafton një minivan, ndërsa për kongrese dhe evente të mëdha kombinojmë disa automjete nga flota jonë, nga 3 deri në 51 vende secili.

Punojmë në Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë dhe në çdo qytet tjetër, si dhe drejt destinacioneve në Ballkan.

Si funksionon?

Rezervimi i transportit për eventin, në tre hapa

1. Na dërgoni programin

Datat, numrin e pjesëmarrësve, vendet dhe orarin e eventit.

2. Merrni ofertën

Çmimi varet nga orët, ditët dhe distanca. E dini që në fillim, pa surpriza.

3. Shoferi është aty në kohë

Shoferi ynë profesionist është në vendin dhe orarin e caktuar, çdo ditë të eventit.

Për organizatorët

Transporti i eventit, pa stres për organizatorin

Organizimi i një eventi ka qindra detaje. Transporti nuk duhet të jetë një prej tyre. Punojmë me listën tuaj të pjesëmarrësve dhe me agjendën ditore, ndërsa ndryshimet e minutës së fundit i rregullojmë bashkë me ju.

Flota

Minibusë dhe autobusë për çdo madhësi grupi

Nga 3 deri në 51 vende për automjet, të gjitha me klimë dhe hapësirë për bagazhe. Për grupe më të mëdha kombinojmë disa automjete njëkohësisht.

Minivan Mercedes-Benz V-Class me shofer për transfertë folësish nga aeroporti

Deri në 7 pasagjerë

Mercedes-Benz V-Class

Për folës, mysafirë të veçantë dhe grupe të vogla nga aeroporti.

Minibus Mercedes-Benz Sprinter 519 me 16 vende për transport konferencash në Shqipëri

16 vende + shofer

Mercedes-Benz Sprinter 519

Me Wi-Fi në bord. Mjeti praktik për ekipe pune dhe grupe konferencash.

Minibus Mercedes-Benz Sprinter 19 vende me shofer për evente dhe ekskursione në Shqipëri

Deri në 19 pasagjerë

Mercedes-Benz Sprinter 19 vende

I mban të gjithë bashkë në një mjet, për evente dhe ekskursione.

Autobus Top Class 51 vende me shofer për konferenca të mëdha dhe delegacione në Shqipëri

51 vende + shofer

Autobus Top Class

Për konferenca të mëdha, delegacione dhe ture nëpër Shqipëri e Ballkan.

Pyetje të shpeshta

Pyetje të shpeshta për transportin e konferencave

Çmimi i qirasë varet nga numri i orëve dhe ditëve të shërbimit, nga distanca që bëjnë automjetet dhe nga lloji i automjetit. Na dërgoni programin dhe ju kthejmë ofertë të qartë, pa tarifa të fshehura.

Po. Të gjitha automjetet tona jepen me qira me shofer profesionist, që i njeh rrugët dhe kujdeset për pasagjerët gjatë gjithë udhëtimit.

Sa më herët, aq më mirë, sidomos për konferenca në sezonin e verës kur flota është më e zënë. Për grupe të vogla shpesh mund t’ju ndihmojmë edhe me pak ditë njoftim.

Kjo ndodh pothuajse gjithmonë. Organizojmë transfertat nga aeroporti sipas orareve të fluturimeve dhe i grupojmë sa më mirë që të mos presë askush gjatë.

Automjetet tona kanë nga 3 deri në 51 vende. Për grupe më të mëdha përdorim disa automjete njëkohësisht, të koordinuara sipas të njëjtit orar.

Po. Ndryshimet i rregullojmë bashkë me ju në çast, edhe në ditën e eventit.

Punojmë në gjithë Shqipërinë: Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë dhe çdo qytet tjetër, si dhe drejt destinacioneve në Ballkan si Kotori dhe Budva.